Loading…

Ish ylli i Liverpool: Pa Mane, Liverpool vështirë që mund të fitojë Ligën e Kampionëve ose Premier League

  • 29/06/2022 | 12:57

Ish ylli i Liverpool: Pa Mane, Liverpool vështirë që mund të fitojë Ligën e Kampionëve ose Premier League

Ish-mesfushori i Liverpool, Dietmar Hamann, gjatë një interviste është shprehur i mërzitur për largimin e Sadio Mane nga Liverpool. Ai ka theksuar se nënkampionët e Europës do ta kenë të vështirë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve dhe Premier League, pa reprezentuesin senegalez, transmeton Gazeta Metro.


‘The Reds’ edhe pse arritën sezonin e kaluar të fitojnë FA Cup dhe Carabao Cup, në fund mbetën të dëshpëruar. Ata në garën për titull në Premier League me Manchester Cityn mbetën në pozitën e dytë, ndërsa në finale të Ligës së Kampionëve pësuan humbje nga Real Madrid.

Ish-ylli i Liverpool, Dietmar Hamann, ka thënë se do të jetë stinor i vështirë për skuadrën e Jurgen Klopp në mënyrën psikologe, pas asaj që ndodhi edicionin e kaluar dhe me mungesën e Mane do të jetë edhe më pa e mundur të arrihen sukseset.

”Liverpool duhet të fitojë Premier League ose Champions League në mënyrë që të ketë një sezon të suksesshëm, por pa Sadio Mane, nuk jam i sigurt se është e mundur. Do të jetë gjithashtu edhe një sezon i vështirë psikologjikisht për Liverpoolin pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar.” tha ai për Genting Casino.

Hamann beson se Liverpool mund të nënshkruajë kontratë të re me Salah, me negociatat që janë mbyllur tash e disa muaj. Ai mendon se egjiptiani ka kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

”Liverpool mund t’i japë Salahit një kontratë dy ose tre vjeçare, sepse nuk jam i sigurt nëse ai do të shkonte në një klub si Real Madrid duke pasur parasysh historinë në Ligën e Kampionëve. Salah nuk duhet të marrë vendime tani. Ai ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të marrë një vendim në tre ose gjashtë muajt e ardhshëm,” deklaroi 48-vjeçari.

Një largim i Salah do të thoshte shumë për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp sepse brenda një afati kalimtar të largohen një ndër dy lojtarët kryesor të klubit në vitet e fundit, do të ishte një ‘katastrofë’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë