Bora e temperaturat e ulëta nuk janë aspak problem për Gani Kadriajn, ish-ushtar i UÇK’së.
43 vjeçari i cili vie nga Lipjani, që nga koha e luftës e praktikon çdo dimër larjen në lumin e Topillës në komunën e Shtimes, edhe pse temperaturat në këto kohë në vendin tonë po sillen rreth -10C.
Ganiu thotë se këtë praktikë e bën për rreth 20 vite rresht. E kishte praktikuar edhe në kohën e luftës në vitin 1998, dhe që nga atëherë në çdo dimër zhytet në ujë të ftohtë, raporton KlanKosova.
Kjo praktikë sipas tij është e mirë për shëndetin. Bashkë me të në të kaluarën vepronin njejtë edhe disa miq të tij, por ai tani është i vetëm në zhytjen në ujë në temperatura të ulëta. /gazetametro.net