Ish-ushtari i KFOR-it, Kristian Kahrs, vazhdon propagandën kundër shtetit të Kosovës, duke e quajtur historinë e shtetit të ri si të falsifikuar dhe duke mohuar shifrat e krimeve serbe dhe të dhunimi të grave gjatë luftës në Kosovë.
Ai është një përkrahës i madh i Serbisë dhe një propogandues i pandalshëm kundër Kosovës, duke tentuar me çdo mënyrë ta njëllosë atë dhe ta dëmtojë imazhin ndërkombëtarë të saj, transmeton Politiko.net.
Kristian Kahrs pas luftës ishte pjesëtar i trupave norvegjeze të KFOR’it dhe për një kohë ka punuar në zyrën për informim të KFOR’it në Kosovë.
Ai tani është kandidat i Partisë Demokratike në Norvegji për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator në këtë shtet. Duke propaganduar kundër Kosovës ai synon të marrë votat e serbëve dhe të gjithë atyre që janë kundër Kosovës dhe të zgjidhet në zgjedhjet e shtatorit atje.
Kahrs ka krijuar një webfaqe “http://sorryserbia.com/” përmes të cilës kërkon edhe donacione për fushatën e tij zgjedhore.
Ai thotë se publikisht përmes RTS’së i ka kërkuar falje Serbisë, siç shpehet ai, ‘për dështimin e NATO’s për të mbrojtur jo-shqiptarët në Kosovë”.
Së fundi ai ka publikuar një mesazh në youtube (), ku e përsëritë disa herë si në kor se “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, transmeton politiko.net.
Nëse zgjedhejt deputet ai u premton serbëve se do të inicojë tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Norvegjia dhe se do ta ndërrojë ambasadorin norvegjez në Kosovë, për të cilin duket se nuk gëzon simpati.
Kahrs thotë në mesazhin e tij se partia e tij e ka të theksuar qartë në programin e saj se nuk e mbështetë luftën e NATO’s kundër ish Jugosllavisë.
Ai vë në dyshim qëllimin e intervenimit të NATO’s në Kosovë që ndaloi gjakderdhjen dhe ndali gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare. Sipas tij, demokratët e Nervegjisë nuk e mbështesin ndarjen e Kosovës nga Serbia duke propaganduar se ‘pavarësia çon në lejon një shteti të pavarur islamik”.