Loading…

Ish ushtari çek i KFOR’it djegë Kuranin (Foto/Video)

  • 21/02/2017 | 11:49

Ish ushtari çek i KFOR’it djegë Kuranin (Foto/Video)

Martin Zapletal, veteran nga misionet ushtarake çeke në Kosovë dhe në Kuvajt, sot aktivist i zjarrtë kundër NATO’s, i njohur në publik prej asaj qe e ka treguar prapanicën e zhveshur kolonës së NATO’s, tani e ka djegur Kuranin bashkë me salsiçe në skarë, transmeton gazetametro.net.


Në këtë mënyrë u solidarizua me sllovaken e cila për shkak të përdhosjes së librit të shenjtë përfundoi në burg.

“Islami propagandon dhunë. Të themi jo, ta kundërshtojmë atë. Islami, ideologjia dhe feja, kjo është e papajtueshme”, ka thënë Zapletal njerëzve të cilët ishin mbledhur në kopsht afër skarës me dy salsiçe të derrit dhe Kuranin të cilën e spërkati me benzinë dhe e dogji, duke e shfletuar dhe treguar se po digjet çdo faqe.

Ashtu si Adrijana Melekova e cila e shqeu Kuranin, urinoi në fleta të shqyera, i përdori në vend të letrës së tualetit dhe në fund e dogji edhe atë para flamurit të Sllovakisë, edhe Zapletal në oborr pas skarës e vuri flamurin e Çekisë.

“Policia ka thënë se në mes tjerash te Adrijana ka gjetur disa flamuj të Sllovakisë. Ja te unë dy, i treti është në tra. Më vrisni”, i ka porositur autoritetet çeke Zapletal në video incizimin të cilin e ka postuar në profilin e vet në Facebook dhe e shpërndanë nëpër rrjete sociale.

Zapletal paraprakisht i ka refuzuar akuzat se me djegëjen e librit bie në nivel të fashistëve.

“Më parë, kur janë djegur librat, janë djegur sepse shpërndanin informata. Qëllimi është të tregojmë se nuk frikohemi, që do të bëjmë rezistencë. Ne atë Kuran nuk e dom këtu”, ka thënë Zapletal, lajmëron sot portali pro rus çek Parlamentinji list.

Adrijana Melekov’ën e ka arrestuar policia sllovake javën e kaluar dhe ajo përballet me gjashtë vjet burg për shkak të veprave penale prodhim i përmbajtjes ekstremiste dhe thirrje për dhunë kundër grupeve të qytetarëve, për fyerje të popullit, racës dhe fesë. Gjithashtu edhe për nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare për shkak se ka incizuar video në të cilin përdhos në mënyrë shumë vulgare Kuranin, të cilin e ka shpërndarë nëpër rrjete sociale me kërcënim se do të vras të gjithë myslimanët të cilët i takon.

Aktivisti kundër NATO’s, Zapletal mezi shpëtoi nga 10 muaj burgimi për shkak se kur në maj të vitit të kaluar çekët në Vishkovë e kanë pritur me flamuj dhe të gëzuar kolonën e NATO’s në të cilën ushtarët amerikan kalonin nga baza në Gjermani në ushtrime në vendet baltike, doli para kolonës, i zhveshi pantallonat dhe brekët dhe i tregoi prapanicën e zhveshur.

Në fillim u dënua në 10 muaj burgim për shkak të shqetësimit dhe sjelljes vulgare para fëmijëve, mirëpo, gjykata e apelit e ri kualifikoi veprën penale në kundërvajtje sepse kishte të bëjë me protestë politik jo të dhunshëm për të cilën shqiptohet dënimi deri në 200 euro.

http://www.alo.rs/spalio-kuran-sa-kobasicama/96589

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë