Loading…

Ish-trajneri i PSG’së pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i Kosovës

  • 22/02/2022 | 17:14

Ish-trajneri i PSG’së pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i Kosovës

Ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës Alain Giresse, i cili pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kosova e cila nga tetori i vitit të kaluar është pa trajner pasi u shkarkua Bernard Challandes, duket se është afër të arrijë marrëveshje me 69-vjeçarin francez, Alain Giresse.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 13:00. Në këtë konferencë pritet që të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave, ai pritet të jetë francezi Alain Giresse.

Giresse më herët kishte drejtuar edhe skuadrën e famshme franceze, Paris Saint-Germain në vitin 1998. Pas PSG ai kishte drejtuar edhe dy klube të tjera, Toulouse dhe skuadrën nga Maroko, Asfar.

Eksperiencat si trajner i klubeve e përmbylli në vitin 2003 me ekipin Asfar, duke filluar aventurë të re me Kombëtaret e ndryshme si: Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegal dhe së fundmi në Tunizi.

Ai nga viti 2019 kishte qenë i papunë pas eksperiencës së fundit me Tunizinë.

Francezi nga 103 paraqitje si trajner i Kombëtareve ka arritur 63 fitore, 50 barazime dhe 49 humbje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë