Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj i është kthyer zanatit të vjetër.
Ai nga fillimi i kësaj jave i është kthyer punës së avokatit, profesion të cilin e kishte ushtruar për 3 vjet para se të fillonte punën në Agjencinë e Inteligjencës.
Se i është kthyer punës së avokatit, e ka konfirmuar edhe vetë Selimaj për Klan Kosovën.
I kontaktuar nga televizioni, ish-shefi i Inteligjencës ka treguar se i është kthyer punës së avokatit ku do të punojë në çështje të fushës civile.
Ai ka hapur zyrën e avokatisë në rrugën Garibaldi në Prishtinë, përballë hotelit Grand.
Agron Selimaj, pati dhënë dorëheqje në janar të këtij viti nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ndërsa në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në shkurt të vitit 2015.
Paraprakisht Selimaj kishte mbajtur edhe pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.