Loading…

Ish Sekretari i Shtetit Amerikan Pompeo i bindur se Covid-19 rrodhi nga laboratori i Kinës

  • 25/05/2021 | 15:26

Ish Sekretari i Shtetit Amerikan Pompeo i bindur se Covid-19 rrodhi nga laboratori i Kinës

Mike Pompeo që ka shërbyer si sekretari i shtetit në administratën e ish Presidentit Donald Trump, ka thënë se ai është “i bindur” se virusi që shkakton Covid-19 ka dalë nga laboratori kinez në Wuhan, transmeton Gazeta Metro.


“Ajo që e dimë me siguri është se ata e fshehën këtë virus. Jam i sigurt se ne do të zbulojmë se dëshmitë që kemi parë deri më tani kanë konsistencë me rrjedhjen nga laboratori dhe jam i bindur se kjo është që do ta shohim. Nëse jam gabim shpresoj se Partia Komuniste e Kinës do të dalë dhe do të shpallin si budalla” ka thënë ai për Fox News.

Ai shtoi se menjëherë pas rastit të parë të raportuar në shtetin Washington me 20 janar të 2020’s, zyrtarët amerikanë kishin tentuar të merrnin informata nga Kina.”Partia Komuniste e Kinës mbylli gjithë komunikimin” tha Pompeo.

“Nuk pranonin telefonatat tona, nuk i përgjigjeshin pyetjeve tona” tha Pompeo. “Partia Komuniste e Kinës e di çka ka ndodhur këtu. Ata e dinë se cili është pacienti zero, e dinë saktësisht se si nisi e gjithë kjo…ne duhet t’i biem në fund të kësaj pune pasi kjo do të mund të përsëritet.”

Një raport i fundit i inteligjencës amerikane i publikuar nga gazeta amerikane The Wall Street Journal ku zbulohej se disa shkencëtar kinezë të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë dhe hospitalizuar me simptoma të ngjashme me Covid-19 që në nëntor të 2019’’s. Në këtë institut studioheshin koronavirusët e ndryshëm dhe që nga 2017’t ishte përfshirë edhe Ushtria e kinës në financim dhe ishte ndërprerë ndarja e të dhënave nga hulumtimet.

Drejtori i Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve ka thënë javën e kaluar para Komitetit të Senatit Amerikan ku kishte theksuar se nuk përjashtohet mundësia e origjinës nga laboratori në Wuhan i virusit SARS-CoV-2./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë