Loading…

Ish-presidenti Thaçi vizitohet në Hagë nga vëllai dhe dy miqtë e tij

  • 24/11/2021 | 13:24

Ish-presidenti Thaçi vizitohet në Hagë nga vëllai dhe dy miqtë e tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vizituar në Hagë nga vëllai i tij Blerimi dhe dy miqtë e tij, Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi.


Lajmin për vizitën që ia bënë Thaçit në Hagë, e ka bërë të ditur Milaim Cakiqi, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese”, shkruan Cakiqi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

T’fala nga Haga!

Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re.

Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar.

U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë