Loading…

Ish-presidenti shqiptar: Ushtria nuk duhet të bie ndesh me aleatët

  • 21/03/2017 | 08:15

Ish-presidenti shqiptar: Ushtria nuk duhet të bie ndesh me aleatët

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se nisma për krijimin e Forcës së re përmes Ligjit nuk duhet të bie ndesh me aleatët tanë, SHBA’të, NATO’n dhe BE’në.


Por, në anën tjetër ai tha se krijimi i ushtrisë është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

Këto komente i bëri në konferencën që ka organizuar sot lëvizja Vetëvendosje, me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore” në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile e subjekteve politike, ekspertë të çështjes si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Shqipëria.

Ish presidenti Alfred Moisiu, duke folur gjate nje tryeze te Forumit Civil 2010, ne Hotel Tirana".

Po aty, ngjashëm, konstatoi edhe eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, i cili tha se themelimi i ushtrisë nuk duhet të lëkund partneritetin me ndërkombëtarët, duke shtuar se në hulumtimet e bëra dalin të dhëna që hedhin poshtë supozimin se shumica e serbëve në Kosovë janë kundër themelimit të ushtrisë.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deklaroi se ky projektligj do të duhej të sillej nga Qeveria, dhe kjo çfarë ka ndodhur është lojë për bajraktarizëm.

E përfaqësuesit nga Lugina, Ragmi Mustafa e Jonuz Musliu, theksuan domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë, duke potencuar se kjo do t’i bënte të ndiheshin më të sigurt edhe qytetarët nga kjo pjesë.

Teksa, Bekim Qoku nga Republika e Maqedonisë, foli në lidhje me organizimin dhe funksionimin e ushtrisë në këtë shtet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë