Loading…

Ish-presidenti Sejdiu: Sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe duhet të ruhen

  • 17/02/2022 | 08:35

Ish-presidenti Sejdiu: Sovraniteti dhe integriteti janë të shenjta dhe duhet të ruhen

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se 17 shkurti i vitit 2008 do të mbetet përjetësisht si përmbyllje e përpjekjeve të pareshtura të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe demokraci, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Sejdiu ka shkruar se sakrificat që janë bërë për të arritur deri te shpallja e Pavarësisë nuk janë të lehta, por thotë se të gjitha ato u kurorëzuan më 17 shkurt të vitit 2008.

“Sakrificat e popullit shqiptar për të bërë Kosovën jo vetëm të pavarur, por edhe vend të jetueshëm e me dinjitet ishin të përhershme. Ato u ngjizën me secilin, e tek secili, dhe si të tilla i gjejmë përherë në rrethana të ndryshme dhe në forma të ndryshme. Liria dhe pavarësia ishin parakusht për dinjitetshmëri individuale e kolektive. Në këtë frymë veçojmë përpjekjet e veçanta që u bënë në kuadër të rezistencës paqësore, të cilat pa asnjë dilemë se u bënë bazament i shtetit të sotëm”, ka shkruar Sejdiu.

Sejdiu ka përmendur ish-Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për të cilin thotë se ishte insistues dhe konsistent në trinomin ‘liri, pavarësi, demokraci’.

“Përpjekjet paqësore që prijës patën Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, i cili në të gjitha rrethanat ishte insistues dhe konsistent në trinomin liri, pavarësi, demokraci, që dhanë si rezultat 17 shkurtin e vitit 2008. Mbajtja e jetës në rrethana të jashtëzakonshmes, ishte alternative e vetme për mundësimin e jetës në rrethana të zakonshme. U jetësuan projektet me peshë tejet të rëndësishme, të cilat mbajtën gjallë arsimin, shëndetësinë, mirëqenien dhe funksionalitetin politik, të cilat përveçse patën rol krucial në ruajtjen e jetesës dhe mbijetesës brenda kufijve, gjithashtu mundësuan edhe realizimin e projekteve më racionale në kuadër të shoqërive, lirisë dhe pavarësisë|, ka shkruar Sejdiu.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë