Loading…

Ish-Presidenti Sejdiu: Gjuha e ashpër e politikanëve po shqetëson çdo njeri normal në këtë vend

  • 24/03/2020 | 16:35

Ish-Presidenti Sejdiu: Gjuha e ashpër e politikanëve po shqetëson çdo njeri normal në këtë vend

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë,ku ka thënë se liderët politikë janë duke përdorur gjuhë të ashpër me të cilën janë duke shqetësuar qytetarët, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se parësore në këtë gjendje duhet të jetë urtia e të gjithve dhe jo mosuniteti politik i cili po vërehet karshi këtyre sfidave kur edhe po rrezikohen jetët e njerëzve.

“Parësore në këtë situatë është urtia e të gjithëve dhe gjykimi i shëndoshë për hallet që kemi. Këtë e presin njerëzit e Kosovës, këtë e duan fëmijët e saj, për të cilët sot e njëzetenjë vjet më parë u ngrit në këmbë e gjithë bota demokratike. E sot, një gjë duhet ta dijmë: nuk jemi kërthiza e botës. Bota ka hallet e veta dhe nuk mund të sillet rreth nesh”, ka shkruar tutje ai.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të kufizohet liria e qytetarëve që nga ora 10 deri në orën 16:00 dhe nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, gjë për të cilën ka reaguar edhe Presidenti Thaçi i cili thotë se vendimi i Kurtit është jokushtetues. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë