Loading…

Ish-presidenti George Bush shtrihet në spital

  • 18/01/2017 | 09:12

Ish-presidenti George Bush shtrihet në spital

Ish-presidenti George Herbert Walker Bush, është pranuar në spital në Hjuston të Teksasit.


Arsyeja e hospitalizimit të tij nuk është e njohur.

“Bush gjendet në spital dhe është në gjendje të mirë”, ka thënë Jeane Baker, përfaqësuese e zyrës së tij, duke shtuar se pritet që Bush të del nga spitali për disa ditë.

George Herbert Walker Bush është i lindur më 12 qershor 1924 dhe ka qenë presidenti i 41 i SHBA’ve (1989-1993). Ai është i biri i Prescott Bush’it i cili ishte senator nga viti 1952 deri në vitin 1963.

I biri i tij, George W. Bush, ishte president i 43 i SHBA’ve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë