Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar për dorëheqjen e komandantit të FSK’së Rrahman Rama, duke thënë se sot është shkarkuar një patriot e ushtarak vizionar, shkruan Gazeta Metro.
Selimi, përmes një postimi ka thënë se bashkë me Ramën kanë punuar në shumë projekte nacionale.
Derisa për emërimin e ri tha se nuk mund ta komentonte, pasi i takon familjes Jashari.
“Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”, ka shkruar Selimi.
Sot, Rrahman Rama, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidentja e vendit Vjosa Osmani, ndërsa pas kësaj është emëruar në vend të tij Bashkim Jashari, si komandant i FSK’së./gazetametro.net