Në debat me kryeministrin e Shqipërisë, ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka thënë se Kosova nuk ka ligj për import të mbeturinave në Kosovë.
Madje, në këtë gjë ai ishte shumë kryeneç, sepse insistoi sërish edhe mbrëmë kur ishte në studion e Klan Kosovës për të komentuar rreth atij debati.
Por, fatkeqësisht, ironizimi i Edi Ramës me ish-ministrin Gashi, se ka ligj, por se ai ka ka qenë i padenjë për ministër, prandaj edhe e paskan hequr, del të jetë i vërtetë.
Në vitin 2008 ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës Ligji nr. 02/L-30 për Mbeturina, kurse në vitin 2012 ky ligj ishte amandamentuar, derisa tash online mund të gjendet si Ligji nr. 04/L-060 për Mbeturina dhe me të rregullohet edhe mënyra e importit, eksportit dhe transitit të mbeturinave, si dhe detyrimet e personave të licencuar.
Sjellim të plotë përshkrimin e nenit 56 të Ligjit nr. 04/L-060 për Mbeturina, i cili rregullon edhe importin e mbeturinave, për të cilin debatuan kryeministri Rama dhe ish-ministri Gashi. /Telegrafi.com