Ish-luftëtari i UÇK-së, britaniku Jon Harrison ka nxjerrë në shitje armët e tij në mënyrë që të fitojë paratë që i duhen për të paguar trajtimin e sëmundjes së kancerit.
Britaniku është diagnostikuar me kancer dhe është detyruar të kërkoj ndihmë për të mbledhur 40 mijë funte (rreth 47 mijë euro) për një operim, që nuk ia mbulon sigurimi shëndetësor.
Në një postim në Facebook, Harrison i ka publikuar disa fotografi me armë me mbishkrimin “Ankandi është i hapur. Lutem të konkurroni për t’i blerë armët e mia dhe të më ndihmoni ta shpëtoj jetën time”, transmeton lajmi.net.
Harrison, kishte qenë pjesë e Brigadës 138 – Agim Ramadani.