Ish-lojtari i Milan, Ignazio Abate, do të marrë drejtimin e skuadrës Milan Primavera. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi para pak çastesh përmes një njoftimi në faqen zyrtare, transmeton Gazeta Metro.
Abate i cili u zhvilluar si lojtar në grupmoshat e reja të ‘Rossonerëve’, filloi karrierën e tij si trajner sezonin e kaluar me ekipin U-16 të kuqezinjve dhe tani do të marr drejtimin e Primaverës.
Ai gjatë kohës sa kishte qenë futbollist kishte zhvilluar 306 paraqitje me Milan në të gjitha garat, duke u bërë një ndër lojtarët me më së shumti paraqitje në histori të klubit.
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Italisë edicionin e kaluar kishte udhëhequr ekipin e 16-vjeçarëve deri në finale të Scudettos, ku në finale ishin mposhtur nga Roma me rezultat minimal 0-1. /gazetametro.net
Official Statement: Ignazio Abate is Milan Primavera’s new head coach ➡️ https://t.co/gAIkqXFrHW
Comunicato Ufficiale: @ignazioabate nuovo allenatore del #MilanPrimavera ➡️ https://t.co/78TMxjO1yN#SempreMilan pic.twitter.com/A2YJxG7chc
— AC Milan (@acmilan) July 5, 2022