Ish-kryetari i degës së Nismës në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kabinetit të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Brestovci ka thënë se ai do të jetë në funksionin e këshilltarit për imvestime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike.
“I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës.
Bashk na priftë e mbara”, ka shkruar ai.
Ditë më herë Bekim Brestovci pati dhënë dorëheqje nga partia e Fatmir Limaj, Nisma për Kosovën. /gazetametro.net