Loading…

Ish-kryetari i AKK’së për rritjen e çmimeve: Furnizuesit e tregut mund të jenë marrë vesh në formë të bashkërenduar

  • 17/05/2022 | 19:10

Ish-kryetari i AKK’së për rritjen e çmimeve: Furnizuesit e tregut mund të jenë marrë vesh në formë të bashkërenduar

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi ka përmendur dy arsye pse sipas tij janë rritur çmimet e produkteve në tregun vendor, shkruan Gazeta Metro.


Në një prononcim për Metron, Valon Prestreshi ka thënë se e para arsye është se mund të jenë rritur kërkesat por jo edhe furnizimi, ndërsa arsye të dytë ka përmendur furnizuesit e tregut me produkte që mund të jenë marrë vesh në mënyrë të bashkërenduar për t’i rritur çmimet.

“Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura, betoni etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsye, arsyeja e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyeja e dytë është e jashtëligjshme”, ka thënë ai për Metron.

“Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njëjtë siç ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasur parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër. Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marr vesh në formë të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve”.

Tutje, ai ka thënë se AKK-ja është organi i vetëm shtetëror që mund ta konstatojë njërën apo tjetrën.

“Nëse varianti i hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Sido që është, uroj që nuk ka ndonjë kartel të tillë, sepse me rastin e funksionalizimit të AKK-së, institucioni ligjërisht ka të drejtë të kthehet mbrapa 5 vjet, dhe t’i hetoi pretendimet e ngritura nga të gjithë”, ka thënë në fund Prestreshi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë