Loading…

Ish Kryesuesi i Kuvendit Komunal Azem Guri dëshmoi sot në gjykimin e Faik Graincës

  • 05/12/2019 | 22:29

Ish Kryesuesi i Kuvendit Komunal Azem Guri dëshmoi sot në gjykimin e Faik Graincës

Dëshmitari i fundit Azem Guri ish Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt është marrë sot në pyetje në procesin gjyqësorë ndaj Faik Graincës i cili është deklaruar se Kuvendi Komunal nuk është marrë me shqyrtimin e peticionit por kjo punë ka qenë e Komisionit të Ankesave, shkruan Gazeta Metro.

Procesi gjyqësor ndaj ish Drejtorit të Urbanizmit Faik Graincës i cili dyshohet se gjatë hartimit të Planit Zhvillimorë Komunal ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke falsifikuar nënshkrimet e banorëve se mund të ndërtohet me etazhitet të lartë  në zonat e ndaluara për ndërtime të tilla, ka vazhduar edhe sot ku është marrë në pyetje dëshmitari i fundit ish Kryesuesi i Kuvendit Azem Guri.

Pala e dëmtuar Bekim Haliti kishte parashtruar pyetjet për revidimin e planeve rregulluese për zonat 1 dhe 8 në Ferizaj për të cilin dëshmitarit Guri nuk i kujtohej  ajo periudhë, gjithashtu sqarime u kërkua edhe për një dokument i cili sipas tij ka katër përmbajtje të ndryshme.

Gjithashtu Haliti pyeti për debatin publik për ndërtime në atë zonë që kishte qenë i paraparë të mbahej për 30 ditë, ndërsa ishte mbajtur 31 ditë, me çka i dëmtuari dyshon se atë ditë ishte dorëzuar peticioni i dytë nga banorët e asaj lagje, e për këtë Azem Guri nuk kishte përgjigje të qartë.

Imri Haliti i dëmtuari i dytë në këtë seancë ka pyetur Azem Gurin se çfarë kishte ndodhur në ditët kur ishte miratuar Plani Zhvillimor Komunal që sipas Halitit mendohej se emri i tij ishte manipuluar pikërisht në ditët e miratimit të PZHK-së.

“Plani Zhvillimorë nuk është votuar shkaku se paraprakisht, një vendim, e ka lëshuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikmit Hapsinorë që e pezullon pëlqimin për miratimin e PZHK-së, këtë vendim e kanë pasur të gjithë edhe mediat  edhe disa qytetarë, te organet kompetetente, te unë pezullimi i pëlqimit të PZHK-së nuk ka qenë, pastaj ne e kemi shtyer me qëllim që në bazë të infomatës që ma ka dhënë kryetari , kryetari e ka autorizuar Drejtorin e Urbanizmit që të shkojë dhe të bisedojë çka është në pyetje pse është pezulluar ai pëlqim” tha Guri

Guri gjithashtu para trupit gjykues u deklarua se Kuvendi Komunal nuk ka shqyrtuar peticione sepse për shqyrtimin e tyre ka qenë i thirrur komisioni për ankesa.

Deri më tani janë mbajtur mbi 20 seanca gjyqësore në rastin e ish Drejtorit të Urbanizmit ku një e tillë është caktuar të mbahet edhe nesër./gazetametro.net

https://gazetametro.org/ngritet-aktakuze-ndaj-ish-drejtorit-te-urbanizmit-ne-ferizaj/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë