Loading…

Ish-kryeministri suedez për Propozim Europian: Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

  • 29/01/2023 | 22:15

Ish-kryeministri suedez për Propozim Europian: Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-kryeministri dhe kryediplomati suedez, Carl Bildt, ka folur për Propozimin Europian, duke thënë se është një marrëveshje e drejtë si për Kosovën dhe Serbinë, shkruan Gazeta Metro.


Bildt ka shkruar në Twitter se është një marrëveshje e drejtë që Kosova dhe Serbia e kanë në tavolinë tani.

Ai ka shtuar se kjo do të lejonte që të dy shtetet të ecnin para, dhe se realisht s’ka asnjë rrugë tjetër për Kosovën dhe Serbinë.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte që të dy të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai.

Këtë koment, Bildt, e bëri pasi shpërndau një lajm nga Ruters të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, me titull  “Nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja, i thotë i dërguari i BE’së Kosovës dhe Serbisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë