Loading…

Ish-kryeinspektori i AKI’së: Shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist, nga tani ndryshon loja

  • 26/09/2023 | 21:16

Ish-kryeinspektori i AKI’së: Shteti serb është i përfshirë në sulmin terrorist, nga tani ndryshon loja

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka folur për zhvillimet në veri të Kosovës.


Të dielën një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjaku – i cili më pas mori gradën e heroit të Kosovës.

E për grupin terrorist, Ramadani beson se mbrapa qëndron Beogradi. Ai thotë se grupi ka qenë organizim i strukturave ushtarake dhe të sigurisë serbe, si dhe shërbimet sekrete në Serbi.

Ai thotë se qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Ballkanit, dhe mbi këtë synim ka funksionuar edhe grupi.

“Cilësimi final dhe këtu besoj do të jetë tema e ditëve dhe javëve ne vazhdim, unë përgjegjësia direkte e shtetit serb, strukturave ushtarake dhe të sigurisë duke përfshirë edhe shërbimet sekrete edhe ushtarake edhe civile dhe ndërlidhja me këtë aspekt me identifikimin dhe konstatimin e përgjegjësisë direkte unë mendoj se do ta ndërrojë pamjen edhe në rajon dhe do të ndodh ajo që ka qenë meritore të ndodhe dhe pa këtij akti, një qasje më e saktë me Serbinë dhe potencialin dhe qëllimin e destabilizimit të Ballkanit”, ka thënë Ramadani në Pressing.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë