Loading…

Ish-kryeinspektori i AKI’së e quan të ngutshme dhe të pamenduar deklaratën e Kurtit për luftë

  • 09/08/2022 | 22:01

Ish-kryeinspektori i AKI’së e quan të ngutshme dhe të pamenduar deklaratën e Kurtit për luftë

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, e ka vlerësuar si të ngutshme dhe të pavend deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Kosova kërcënohet nga lufta, ngase pas Serbisë qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.


“Nuk është sekrete që shërbimet ruse kanë ndikim të jashtëzakonshëm në strukturat e sigurisë në Serbi. Deklarata e kryeministrit Kurti nuk ka qenë e menduar mirë. Realisht Kosova nuk është në rrezik për luftë me Serbinë. Në aspektin ekonomik nuk është e mirëseardhur sepse pasojat e asaj deklarate mund të jenë shumë më të mëdha”, ka theksuar Sopjani në “RTK Prime”.

Sipas tij, në aspektin strategjik ajo deklaratë nuk do të duhej të jepej.

“Mund të kemi tensione në veri, por luftë në Kosovë në këto rrethana nuk mund të ketë. Nuk them se jemi shumë të fortë, por nuk ka rrezik për luftë. Pra, nuk ka qenë e menduar mirë për aspektin e kohës, sepse Kosova veçse ishte në ballinat e mediave ndërkombëtare për gjëra më të mira. Prej festivalit të Dua Lipës, për të cilin po fliste krejt bota, e të kthehesh të flasësh për luftë sot, nuk ishte diçka e menduar mirë“, ka shtuar Sopjani.

Ai ka thënë se zhvillimet e tilla në veri po përsëriten shumë herë dhe se deklarata e Kurtit jepte mesazhin që Kosova ende është vend i pasigurt, vend i pa bërë dhe i pakompletuar.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka dhënë intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, e në të cilën ka theksuar rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia.

Sipas Kurtit, protestat e javës së kaluar në veri nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë