Loading…

Ish-komandanti i FSK’së i bashkohet PDK’së

  • 10/02/2017 | 21:48

Ish-komandanti i FSK’së i bashkohet PDK’së

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.


Mësohet se Kastrati ka aderuar në PDK në mbledhjen e sotme që kjo parti e ka mbajtur në orët e pasdites.

Kadri Kastrati është zgjedhur si anëtar i kryesisë dhe këshillit drejtues në këtë mbledhje. Lajmin për aderimin e Kastratit në PDK është konfirmuar edhe nga zyrtarë të kësaj partie.

Ndryshe, me 22 nëntor të vitit 2011 me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, Kastrati ishte emëruar si komandant i FSK-së. Pas një viti, ai është graduar (avancuar) me gradën e gjeneral-lejtnant.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë