Loading…

Ish-këshilltari i Kurtit: MPJ po i udhëzon NATO-n, BE-në dhe SHBA-në si të veprojnë

  • 25/05/2021 | 10:38

Ish-këshilltari i Kurtit: MPJ po i udhëzon NATO-n, BE-në dhe SHBA-në si të veprojnë

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka komentuar mbi reagimet e fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme pas arrestimit të gazetarit nga autoritetet bjellorusë, shkruan Gazeta Metro.


Gashi ka thënë se fillimisht ishte Kurti që mbante ligjërata për deputetët e Parlamentit Evropian e më pas ministria e Punëve të Jashtme po i udhëzon SHBA’të, NATO’n dhe BE’në se si duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve në Bjellorusi.

Ky është postimi i tij i plotë:

fillimisht kryeministri ynë u mbante ligjërata deputetëve të parlamentit europian se si europa nuk duhet të ketë plane strategjike, por duhet ta ketë një ëndërr, ngaqë martin luter king nuk ka thënë ‘unë kam një plan strategjik’, por ‘unë kam një ëndërr’ 🙁

tash ministria e punëve të jashtme po i udhëzon shba-të, nato-n e be-në se si duhet të reagojnë ndaj zhvillimeve në bjellorusi 🙁

kosova vendi më i varfër në europë. aq zibidi sa s’ka as ujë e rrymë 24/7 🙁

në gjakovë e kanë një shprehje të mirë: mendjen çardak e bothën cullak… /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë