Ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thumbur kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se guxon të shkarkojë vetëm ata që politikisht janë të pafuqishëm.
Ka marrë shkas për këtë nga shkarkimi i fundit i zëvendësministrit Musa Cena, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal.
“‘Hiq, fiq, Krasniq, qeta merre, e qeta hiq’! Kryeministri Haradinaj sot kishte shkarkuar zëvendësministrin e partisë së tij, të pafuqishëm politikisht, Musa Cena”, ka thënë Gecaj, përcjell Koha.net. “Megjithatë, nuk e kishte bërë të njëjtën me shumë zyrtarë tjerë, duke përfshirë zëvendëskryeministra e ministra politikisht ‘të fuqishëm’, e që tanimë formojnë një ‘hordhi’ të tillësh. Standarde të dyfishta e mungesë lidershipi i thonë kësaj, por assesi jo veprim parimorë!”, ka thënë më tej ai.
Gecaj ka shprehur bindjen se një gjë të tillë kurrë nuk do ta lejonte qeverisja e LDK-së.