Loading…

Ish-këshilltari e viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë, tregon çfarë biseduan

  • 23/10/2021 | 14:16

Ish-këshilltari e viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë, tregon çfarë biseduan

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, Ismail Syla ka vizituar ish-presidentin në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur Syla me anë të një postimi në Facebook, ku ka thënë se Thaçi kishte fuqi të lartë morale dhe se me të ka biseduar për të gjitha temat jetësore.

“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide”, ka shkruar Syla.

Ish-presidenti Thaçi po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë nga nëntori i vitit 2020 së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë