Ish-kancelari gjerman Shroder do të braktisë funksionin e shefit të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë ruse të naftës “Rosneft”, kumtoi kompania.
Ish-kancelari gjerman Shroder paralajmëroi se është e pamundur për atë të vazhdojë mandatin në Bord, kumtoi “Rosneft”, pa dhënë hollësi.
Shroder, i cili ishte kancelar nga viti 1998 deri në vitin 2005, muajt e fundit ishte cak i kritikave nga publiku gjerman për vazhdimin e mbrojtjes së veprimeve të Vladimir Putin pavarësisht sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Shroder ka qenë në krye të industrisë energjetike të Rusisë prej vitesh ka marrë pagë vjetore prej gjashtë milionë euro, njoftojnë mediat gjermane.