Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj Aurona Pelajt, të dyshuarës për rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.
Televizioni Klan Kosova ka raportuar se ka mësuar nga burime të veta brenda familjes së Pelajt se e dyshuara gjendet në Kosovë.
Klan Kosova ka konfirmuar poashtu nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, se aktaakuza ndaj saj dhe të dyshuarave të tjera është n% proces të përfundimit.
“Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj të dyshuarve për rastin në fjalë”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Gjatë ditës së sotme u raportua se infermierja Aurona Pelaj, njëra nga të dyshuarat për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në “Orenda”, ka ikur në Gjermani. Pelaj, bashkë me dy punonjëset tjera të “Orendës” të dyshuara në po të njëjtin rast, janë lënë në mbrojtje në liri nga Gjykata Supreme në fund të nëntorit të muajit të kaluar.
Prokurorinë Themelore në Pejë ka sqaruar për televizionin kosovar nëse në vendimin e Gjykatës Supreme për të dyshuarat ka pasur ndonjë masë që pengon të njëjtat arratisjen nga vendi.
Nikçi tha se në momentin që Gjykata Supreme ka marrë vendim që të njëjtat të mbrohen në liri, e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore që atyre t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dhe në të njëjtën kohë i ka hedhur poshtë edhe mundësitë që të dyshuarat të arratisen nga shteti.