Ish i burgosuri politik, Haki Morina, ka shkruar për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Qendrorë të Kosovës (KQZ), ai ka pasur akuza të rënda ndaj babait të Kershnik Radoniqit, duke thënë se ai ka punuar për UDB’në, përcjellë Gazeta Metro.
Morina tutje ka shkruar se Mustafë Radoniqi, babai i kryetarit të ri të KQZ, Kreshnik Radoniqi, më kishte marrë në pyetje muaj të tërë në zyrat e UDB’së në Pejë.
“Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh. Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë”.ka shkruar Morina.
Postimi i plotë:
Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emroj Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muajë të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.
Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh. Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.
Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat./gazetametro.net