Ish gjyqtari i EULEX, Malcolm Simmons iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentes Osmani, për t’i mundësuar të raportojë në Kuvend rreth skandaleve të pretenduara në misionin e BE’së në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Simmons përmes një postimi në Tëitter tha se ka për qëllim të japë prova e fakte për formën sesi BE ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë.
Ai tutje shtoi se vendimi për të dëgjuar rreth këtyre provave do jetë një test i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Është qëllimi im të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për të dëgjuar apo jo faktet e mia do të jetë një provë e rëndësishme për këtë Parlament dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë ai.
Simmons ka etiketuar në këtë postim presidenten Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti./gazetametro.net
It is my intention to give evidence to the Kosovo Parliament about the way the EU has perverted justice in Kosovo. The decision whether or not to hear my evidence will be an important test for this Parliament and for rule of law in Kosovo. @albinkurti @VjosaOsmaniPRKS
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) May 27, 2021