Loading…

Ish-gjyqtari i EULEX’it që i quante kafshë të akuzuarit bëhet gjyqtar në Speciale

  • 02/02/2018 | 20:18

Ish-gjyqtari i EULEX’it që i quante kafshë të akuzuarit bëhet gjyqtar në Speciale

Ish-gjyqtari polak i Misionit Eulex Darius Siellicki , mbi të cilin u hodhën akuza të rënda nga ish-kryetari i trupit gjykues të EULEX’it Malcolm Simmons ndër të tjera edhe për dënimin e grupit Drenica II me qëllim të avancimit të tij në pozitë, tashmë është shpërblyer pasi sipas burimeve të RTK’së Siellicki ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Speciale.

“Në fillim të procesit gjyqësor të Drenica II gjykatësi kryesues Darius Siellicki i referohej të pandehurve ‘kafshë’ si e natyrshme te shqiptarët. Ai tha “nëse dënoj të pandehurit unë mund të gjejë punë kudo në Bashkimin Europian”, kjo ishte një letër që ish-kryetari i trupit Gjykues të misionit Eurpian për Sundim të Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX.

Malcolm Simmos i kishte dërguar zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian Kenneth Deane ku akuzonte ish-gjyqtarin Siellicki për qasjen diskriminuese ndaj të pandehurve dhe qëllimin e tij që të dënoj grupin Drenica II me qëllim që të gjejë punë në Bashkimin Europian.

Pretendimet e Simmons se Darius Siellicki dënoi  grupin Drenica II me qëllim të avancimit të tij tashmë janë vërtetuar.

Burime të RTK’së bëjnë të ditur se ish-gjyqtari polak i EULEX’it Darius Siellicki tashmë ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Të pandehurit në këtë rast morën këto dënime. Sylejman Selimi u dënua me shtatë vjet burgim, Isni Thaçi me 6 vjet e gjashtë muaj, Zeqir dhe Jahir Demaku me nga gjashtë vjet burg Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj me 3 vjet burg sa janë dënuar edhe Fadil e Nexhat Demaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë