Loading…

Ish-gazetari nga Mitrovica flet me Thaçin në telefon: Ishte nder t’ia dëgjoja zërin Ismail Qemalit të dytë

  • 18/01/2022 | 23:12

Ish-gazetari nga Mitrovica flet me Thaçin në telefon: Ishte nder t’ia dëgjoja zërin Ismail Qemalit të dytë

Ish-gazetari dhe veprimtari nga Mitrovica, Ylber Durmishi, ka bërë të ditur se përmes telefonit ka biseduar me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe me ish kryetarin e OVL’së së UÇK’së, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Durmishi, Thaçin e cilësoi si Ismail Qemali i dytë, teksa u shpreh i lumtur për bisedën me të.

“Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës time, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës Hashim Thaqi ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falëndëroj Kryetarin e Veteranëve Hysni Gucatin i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin, këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës”, ka shkruar Durmishi.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë ku mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte, arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krimit kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Ndërsa, akuzat e Dhomave të Specializuara në Hagë, ish kreun e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatin e akuzojnë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë