Ish-futbollisti i Arsenal, Emmanuel Petit, mendon se zgjedhja e duhur për mesfushën e Liverpool është mesfushori i West Ham United, Declan Rice ose ai i Brighton, Moises Caicedo, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se Liverpool gjatë verës duhet të synojë njërin nga të dy të lartcekurit, ndërsa si mundësi tjetër e ka parë edhe argjentinasin Alexis Mac Allister.
”Declan Rice është në krye të listës sipas mendimit tim. Unë jam një tifoz i madh i tij, Caicedo gjithashtu. Më pëlqen edhe Mac Allister në Brighton. Ka kaq shumë lojtarë interesant te Brighton,” tha ai për Betway.
Tutje, ai vlerëson faktin se Rice dhe Caicedo gëzojnë aftësinë të luajnë shumë mirë edhe pa top.
”Ata janë të rinj dhe janë përmirësuar shumë në sezonin e fundit dhe ata ende mund të përmirësohen dhe të arrijnë hapin tjetër, por për mua, ky është lloji i lojtarit që Liverpool duhet të marrë. Ata mund të luajnë me top dhe mund të luajnë edhe pa top,” tha ai.
Këtë edicion ‘The Reds’ po vuajnë shumë në repartin e mesfushës, ku disa futbollistë nuk janë në lartësinë e duhur derisa disa të tjerë po përballen vazhdimisht me lëndime.
Ndërkaq, Jurgen Klopp gjatë verës së kaluar ishte kritikuar për arsyen se nuk po sjellë ndonjë mesfushor të ri në ‘Anfield Road’, atëkohë tekniku gjerman nuk e shihte të arsyeshme. /gazetametro.net