Loading…

Ish-drejtori i AKP’së thotë se akoma s’e ka të qartë pse u shkarkua

  • 02/11/2018 | 07:24

Ish-drejtori i AKP’së thotë se akoma s’e ka të qartë pse u shkarkua

Ish-Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ka thënë se akoma nuk e ka të qartë përse u shkarkua nga Bordi i kësaj agjencie.


Edhe pse u bënë më shumë se një javë nga shkarkimi i tij, Hajdari thotë se s’ka marrë njoftim zyrtar. Ai thotë se arsyetimi i Bordit se shkarkimi ka ardhur për shkak të performancës së dobët, nuk qëndron.

“Arsyet e shkarkimit, po besoj që opinioni po i di. Janë të listuara edhe nga bordi megjithëse unë ato arsye i konsideroj joobjektive, totalisht të papranueshme dhe bien në kundërshtim me deklarimet e mëhershme të bordit rreth raportimeve për vitin 2016 dhe sidomos 2017 si vitin më të suksesshëm qysh prej themelimit të AKP-së. Për herë të parë raporti vjetor i agjencisë u lavdërua edhe nga deputetët”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Hajdari ka bërë të ditur se do të ankohet në këtë vendim në organet kompetente dhe se do të kërkojë të përfundojë mandatin ose të kompensohet për pjesën e mbetur deri në fund të mandatit.

Ai ka thënë se po të shihte se rezultatet janë të dobëta do të dorëhiqej vetë. Ka shtuar se ndihet krenar që ish-kryeministri Isa Mustafa i doli në mbrojtje.

Hajdari ka thënë se shkarkimi i tij mund të ketë ardhur edhe për shkaqe politike.

“Mund të ketë shkaqe politike, por nuk kam ardhur në AKP si fytyrë politike dhe nuk mund të them që ka ndodhur për diçka të tillë. Por mund të ndodhë që dikush që synon të vijë në atë pozitë mund t’i takojë spektrit politik dhe mund të dalë që është shkarkim politik”, ka shtuar ai.

Hajdari e kishte marrë detyrën në krye të AKP-së, më 19 maj të vitit 2016, në kohën e qeverisjes së Mustafës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë