Loading…

Ish deputetja e VV’së tallet me kushtin e Pacollit për koalicione

  • 12/05/2017 | 16:25

Ish deputetja e VV’së tallet me kushtin e Pacollit për koalicione

Ish deputetja e Vetëvendosjes në legjislaturën e fundit në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Pantina, është tallur me AKR’në dhe Behgjet Pacollin, përmes një postimi në Facebook.


Sot gjatë ditës ka qarkulluar një lajm në media, se AKR pranon të hyjë në koalicion me atë subjekt politik që pranon që Behgjet Pacolli të nominohet për kryeministër, përndryshe, preferon të hyjë e vetme në zgjedhje.

Duke u nisur nga kjo, Pantina ka ironizuar duke thënë se “Zyrtarët e AKR a po bajn hajgare a, qysh e degradojnë njerin kështu prej President në Kryeministër!!!!! Në fakt nuk është koha për humor, prandaj bejuni serioz!”.

Përndryshe, Pacolli gjatë gjithë karrierës së tij politike ka pretenduar postin e presidentit të vendit.

Ai në një moment e kishte arritur këtë, por kishte dhënë dorëheqje, pasi Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se Parlamenti e kishte zgjedhur atë në mënyrë kundërkushtetuese.

Aq e ka përzemër postin e presidentit, sa Pacolli edhe në kompaninë e tij postin zyrtar e ka si president. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë