Loading…

Ish deputetja Demaku tregon pse po largohet nga Vetëvendosje

  • 12/05/2017 | 11:19

Ish deputetja Demaku tregon pse po largohet nga Vetëvendosje

Deputetja e deritanishme e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku ka treguar pse po largohet nga politika, e edhe angazhimi aktiv në Vetëvendosje.


Ajo tha se për shkak të punës së re që e pret ka hequr dorë nga anagazhimi i saj në jetën publike.

Duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë pune e kishte fjalën, Demaku mohoi aderimin e saj në ndonjë parti tjetër.

Ajo edhe pse në një prononcim për Express ka thënë se nuk po largohet nga Vetëvendosje, gjithashtu ka shtuar se do të jetë vetëm simpatizante e këtij subjekti politik, që në fakt i bie që po largohet, pasi më nuk do të jetë pjesë aktive e saj.

“Unë nuk po largohem nga Lëvizja Vetëvendosje por po largohem nga politika, unë vazhdoj me qenë simpatizante e VV’së sepse anëtare ndoshta s’kam me mujt me qenë për shkak të punës së re që më pret, por arsyet janë thjesht personale, nuk ka asgjë mes rreshtave aty, unë po e braktis politikën”, u shpreh ajo.

Puhie Demaku ka qenë dikur edhe udhëheqëse e FER-it. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë