Loading…

Ish deputeti që rrëzoi Sejdiun, kthehet nga Anglia për VV’në

  • 19/05/2017 | 14:34

Ish deputeti që rrëzoi Sejdiun, kthehet nga Anglia për VV’në

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës i legjislaturës së vitit 2007, fillimisht nga radhët e AKR’së, e më pas deputet i pavarur, Driton Tali, është kthyer nga Anglia, dhe do garojë sërish për të hyrë në Kuvend, tani përmes Lëvizjes Vetëvendosje.


Tali këtë e ka konfirmuar për Gazeta Metro, duke bërë të ditur se numri i tij në listën për deputetë të Vetëvendosjes, është caktuar të jetë 50.

Ai, bashkë me ish deputetin Naim Rrustemi, mbahen mend, sidomos për iniciimin e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të rastit të presidentit të atëhershëm Fatmir Sejdiu, i cili njëkohësisht mbante edhe detyrën e kreut të LDK’së.

Driton Tali duke e nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë

Këtë veprim Gjykata e në vitin 2010 e konsideroi shkelje të Kushtetutës, dhe Sejdiu u detyrua të jap dorëheqje nga kreu i shtetit, gjë e cila më vonë rezultoi edhe me prishje të koalicionit PDK-LDK, dhe vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ish deputeti Tali, më nuk qe pjesë e Kuvendit, dhe ishte kthyer për të jetuar në Angli. Ai tani sërish kthehet në Kosovë, që të provojë sërish të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, por tash me partinë, e cila për kryeministër ka nominuar ish liderin dhe themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë