Loading…

Ish-deputeti i PDK’së i përgjigjet Mimoza Kusarit për ‘arkivat e UÇK’së’

  • 10/09/2021 | 13:48

Ish-deputeti i PDK’së i përgjigjet Mimoza Kusarit për ‘arkivat e UÇK’së’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Gazmend Bytyqi, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratën e tij për arkivat e UÇK’së, duke cituar një nen të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së, ligj i cili nuk mori votat e nevojshme për miratim në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se UÇK’ja s’ka pasur akrivë, derisa ka sqaruar se me fjalën “arkiv” në këtë ligj, “nënkuptohet çfarëdo dokumenti, ose relikti historik, që mund të bëhet bashkë, në kuptimin e ruajtjes së një epoke të lavdishme.”

“Mund edhe të ketë, aty-këtu, ndonjë raport të ushqimeve, ushtarëve ose armatimeve, që patëm një ditë të caktuar në fushëbetejë, që ka bërë ndonjë përgjegjës, por as këto nuk janë sekrete. I ke në rrëfimet që janë thënë, në dokumentarët që janë bërë, ose në librat që janë shkruar pas lufte, madje edhe më shumë se aq”, ka shkruar Bytyqi.

Tutje, Bytyqi ka thënë se nuk po e kupton se si deputëtët që se miratuan këtë ligj, marrin të drejtën dhe guximin që ta “shesin UÇK’në tek ish-pushtuesi ynë”.

“E nderuara deputete dhe qeveri e Kosovës! Ne, edhe ndoshta nuk mund t’ju ndalim në këtë mënyrë të realizoni qëllimet tuaja të liga në shkatërrimin e plotë të vlerave të luftës, me politikën injorante dhe të dobët që po bëni, por, aman, mos na hidhni hi syve, vetëm bëjeni atë për të cilën jeni nisur. Hapni çfarëdo që gjeni, mos u ndalni, shkelni kudo që mundeni, siç po bëni, por mos harroni se UÇK-ja ishte edhe juaja, po aq sa jona, që e krijuam dhe luftuam për të. Ajo ju solli këtu, edhe pse nuk e deshët kurrë dhe vazhdoni të mos e doni dhe të mos e vlerësoni”, ka shkruar Bytyqi.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë