Loading…

Ish-deputeti i LDK’së ftohet nga Gjykata Speciale

  • 18/10/2019 | 09:56

Ish-deputeti i LDK’së ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK’së Nuredin Ibish, i cili në të kaluarën ishte edhe deputet i LDK’së është ftuar nga Gjyakata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se sot ka marrë lajmin se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë Ibishit.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Gucati ka thënë se edhe Ibishi, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë