Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, është pranë largimit nga skuadra franceze, me mediumet ndërkombëtare të cilat raportojnë raporte jo të mira mes tij dhe Presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi. Për të hapur edhe më shumë spekulimet u përkujdes mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, i cili tha se ai duhet të kaloj te ‘Blutë e Londrës’, transmeton Gazeta Metro.
E ardhmja e Neymar në PSG vazhdon të jetë një ndër titujt kryesorë ditët e fundit, me skuadrën franceze e cila është e gatshme ta fokusojë projektin e saj tek Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
Në një ngjarje të fundit në qytetin e Brazilit, Recife, për një medium lokal bashkatdhetari i Neymar, Thiago Silva, deklaroi se do të ishte shumë i lumtur nëse 30-vjeçari do të bëhej pjesë e Chelseat.
”Neymar duhet të transferohet tek Chelsea. Nëse ndodh, do të jetë gjëja më e mirë. Për të nuk ka nevojë për koment, por deri më tani nuk di asgjë, por shpresoj që të realizohet,” tha ai.
Një lëvizje e mundshme e Neymar në Premier League besohet të jetë e mundshme, pasi që ‘Blutë e Londrës’ janë në kërkim të një sulmuesit të krahut. Edhe pse jo ofertë zyrtare ata thuhet se kanë shprehur interesim deri më tani për Raheem Sterling dhe Ousmane Dembele. /gazetametro.net