Loading…

Ish-avokati dështoi ta vriste gruan pasi harroi siguresën armës, për pak sekonda e shpëtoi kamarieri

  • 10/09/2026 | 11:25

Ish-avokati dështoi ta vriste gruan pasi harroi siguresën armës, për pak sekonda e shpëtoi kamarieri

Një avokat u shpall fajtor pasi tentoi ta vriste ish-gruan e tij me armë në një restorant në Toledo të Ohios, transmeton Gazeta Metro.


Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill 2025, në restorantin “Sabira”, ku Matthew Exton, 43-vjeçar, tentoi ta qëllonte ish-bashkëshorten.

Mirëpo, për fat të mirë, gjuajtja dështoi pasi ai kishte harruar t’ia hiqte siguresën armës dhe ajo ishte e bllokuar.

Në ato çaste, me shpejtësi ndërhyri një kamarier, i cili u hodh drejt tij dhe ia kapi armën, duke e parandaluar që të provonte të qëllonte përsëri.

Exton u shpall fajtor për tentim-vrasje dhe dy akuza për sulm të rëndë, ndërsa për një akuzë tjetër për sulm u shpall i pafajshëm. Dënimi ndaj tij pritet të caktohet më vonë gjatë këtij muaji.

Exton kishte punuar më herët si prokuror në Michigan dhe ishte i licencuar si avokat në Ohio. Ai dhe ish-bashkëshortja ishin divorcuar në vitin 2024./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë