Në vazhdën e protestave e portestave kundër verdiktit të Hagës, sot diaspora e Kosovës sot do të protestojë në Berlin, kundër vendimit dënues nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmetimi Gazeta Metro.
Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se krejt diaspora janë kundër këtij vendimi.
Ai tutje kërkoi apel të drejtë për katërshen.
“Kërkojmë apel të drejtë, rishikimin e të gjitha akuzave dhe normalisht me përfundimin e drejtë të këtij aktgjykimi dhe të kthehen në shtëpinë e vet pas gjashtë viteve paraburgim të panevojshëm, ish-krerët e UÇK-së”, tha Sadrijaj./gazetametro.net