Ambasadori i Kosovës në Kambera Hajdin Abazi, ka njoftuar se sot është dita e fundit si ambasador në Australi.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se përkundër faktit se ka njoftuar me kohë largimin e tij nga ambasada në Australi, askush nuk ka shkuar që ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga kabineti i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla se si të procedojë tutje, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Ç’është e vërteta, kam kërkuar instruksione se si të veprojë nga MPJD, por askush prej ministres, kabinetit të saj e deri te sekretarja, nuk më kanë kthyer as email”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Reagimi i plotë i thashmë ish ambasadorit Abazi: