Loading…

Ish-ambasadori i Holandës: BE’ja po tallet me ‘normalizimin e marrëdhënieve’ mes Kosovës dhe Serbisë

  • 21/11/2018 | 22:48

Ish-ambasadori i Holandës: BE’ja po tallet me ‘normalizimin e marrëdhënieve’ mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pasi kërkoi që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore për 100 për qind për mallrat serb.


Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen.

“Taksa është e rëndë, por ku ishte reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkeljen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në rrjeti social Facebook.

Ai ka theksuar se BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre.

“Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka përfunduar Bosch.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë