Loading…

Ish ambasadori holandez flet për propagandën anti-shqiptare, tregon kur integrohen në BE

  • 24/09/2017 | 19:55

Ish ambasadori holandez flet për propagandën anti-shqiptare, tregon kur integrohen në BE

Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka quajtur fryeje mediatike raportimet për rritjen e mafias shqiptare në vendin e tij.


“Siç e dini, para pak javësh në një gazetë holandeze u publikua një dokument i policisë së Amsterdamit, një dokument që fliste për të ashtuquajturën ‘rritje të mafies shqiptare në Holandë’. Oficeri i policisë në raportin e tij shkroi se, ndoshta duhet rimenduar regjimi i vizave, sepse po shohim se liria e vizave ka rritur krimin”, ka thënë Bosch, që ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.

“Ky ishte një dokument i brendshëm, nuk ishte i destinuar për mediat, ndaj duke u bërë publik mori një vëmendje më të madhe se ç’duhej”, tha

Ai theksoi se nuk ka asnjë rrezik që në këtë valë emigracioni të rikthehet regjimi i vizave për Shqipërinë.

“Duhet të mbetej në kufijtë e një dokumenti të brendshëm të policisë, pasi policët nuk janë diplomatë. Kemi një problem të madh me shqiptarët në Holandë. Të rinjtë përpiqen që të shkojnë me anije drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale. Në të shumtën e rasteve nuk ia dalin dhe jetojnë në rrugë. Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës”, shpjegoi Bosch.

“Holandezët u kërkojnë policëve që t’i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk munden ta bëjnë këtë. Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç’do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka”.

“Unë mendoj se, nëse ka krim, dhe krim ka kudo, nuk mund ta përgjithësojmë që janë shqiptarët ata që e bëjnë krimin në Holandë, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jetë viktimat dhe e gjitha kjo për faj të një polici”, deklaroi ai.

Lidhur me rrugën  e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE, Bosch e sheh dikur pas 5 vitesh.

“Nëse për emigrimin mund të them se jam ekspert i fushës, për integrimin nuk mund të them të njëjtën gjë. Kemi parë Juncker në Parlamentin Europian që po punon shumë dhe tha se rruga është e hapur, por ama, unë mendoj se nuk do të ndodhë tani, do të ndodhë në 4-5 vitet e ardhshme”, tha Bosch.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë