Loading…

Isa thumbon Shpendin, krenohet me sheshin

  • 16/12/2016 | 18:49

Isa thumbon Shpendin, krenohet me sheshin

Kryeministri Isa Mustafa, ka thumbuar kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke lavdëruar projektet të cilat i ka përfunduar sa ishte kryetar i kryeqytetit, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa ka shprehur knaqësinë për vlerësimin që iu bë sheshit “Nënë Tereza”, nga Neë York Times. Ai, tutje ka thënë se dhjetëra projekte të tilla kanë ndryshuar pamjen e qytetit, e që sipas tij, kanë bërë që disa pjesë të tij të quhen “”Lagjet më cool në Ballkan”.

“Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe. Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar”, ka thënë Isa Mustafa./gazetametro.net

Lexoni të plotë publikimin e kryeministrit Mustafa:

Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin “Nënë Tereza”, të cilin Neë York Times e vlerësoi si një ndër “Lagjet më cool në Ballkan”.

Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale.

Sheshi “Nënë Tereza” u ndërtua me një pasion të pashembullt të bashkëpunëtorëve të mi, sidomos të drejtorit të Infrastrukturës, Ridvan Shahini, arkitektes Luljeta Sokoli dhe drejtoreshës së Kulturës, Vlora Dumoshi.

15555281_10211491712832785_1125167696_o

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë