Loading…

Isa Mustafa: Unë dhe Albin Kurti nuk marrim pjesë në pazaret e Thaçit për territore

  • 03/09/2018 | 20:26

Isa Mustafa: Unë dhe Albin Kurti nuk marrim pjesë në pazaret e Thaçit për territore

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një intervistë i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçit.

I ka thënë se as ai dhe as Albin Kurti nuk i kanë shpallur luftë Serbisë. Sipas Mustafës luftë i ka shpallur Serbisë ai që thotë se do t’ia marrë një pjesë.

Në intervistën për Rubikon të KTV-së, Mustafa ka thënë se as ai dhe as kryetari i VV-së nuk do të përfshihen në pazaret e Thaçit për territor.

“ Serbisë i shpall luftë ai që thotë se ia marrim Serbisë një pjesë të territorit dhe as unë dhe as Albin Kurti nuk po thotë që ia marrim një pjesë të territorit Serbisë ne nuk po themi që as nuk do t’i marrim territor dhe as nuk do t’i japim. Nëse dikush ka hy në Pazar që t’i jep një territorit të Kosovës nuk është çështje as e imja dhe as e Albin Kurti të mos behëm tash avokat i tij. Ne po themi që duhet të zgjidhet problemi me Serbinë me kufijtë që edhe e kemi shpallur pavarësinë”, ka deklaruar Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë