Loading…

Isa Mustafa tregon se a do të takohet sot me Kurtin, flet edhe për koalicionin

  • 16/12/2019 | 15:15

Isa Mustafa tregon se a do të takohet sot me Kurtin, flet edhe për koalicionin

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se sot nuk do të takohet me Albin Kurtin e VV’së, teksa ka shtuar se pret qe koalicioni të ndodhë më shpejt, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa tha para gazetarëve  se janë duke bërë përpjekje për arritje të marrëveshjes.

“Edhe ne kemi dëshirë me u kry nesër në mëngjes, po bëjmë përpjekje”, deklaroi kreu i LDK’së. Mustafa ka konfirmuar gjithashtu se sot nuk do të takohet me Albin Kurtin.

“Sot skemi takim me VV, kemi takime tona”, ka thënë ai.

Kujtojmë se këto dy subjekte politike kanë për qëllim finalizimin e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re, por siç raportohet, barrikadimi i kësaj marrëveshje po vazhdon të jetë për shkak të insistimit të LDK’së në postin e presidentit.

VV-LDK tash e një kohë të gjatë janë duke negociuar përmes ekipeve të tyre për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë së re, që pritet të ndodhë së shpejti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë