Loading…

Isa Mustafa thotë se Veseli e rrëzoi Qeverinë e tij me votat e Listës Serbe, edhe LDK do ta bëjë këtë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

  • 12/11/2018 | 18:12

Isa Mustafa thotë se Veseli e rrëzoi Qeverinë e tij me votat e Listës Serbe, edhe LDK do ta bëjë këtë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur para mediave pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë duke paralajmëruar se nuk përjashtojnë mundësinë që të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Mustafa duke kujtuar rrëzimin e Qeverisë së tij nga PDK’ja me ndihmën e votave të Listës Serbe, ka thënë se Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me LS, njofton gazetametro.net.

“Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë ne kemi marrë iniciativën si LDK për mocion ne po ashtu të gjithë e dimë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, tha Mustafa.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me Listën Serbe, vetëm e vetëm që Qeveria Haradinaj të rrëzohet nga pushteti, njofton gazetametro.net.

“‘Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përkashtojmë asnjë që i bashkangjitet kësaj kërkese të LDK-së”, theksoi Mustafa.

Tutje Mustafa ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku sipas tij presidenti Thaçi nuk mund ta përfaqësojë Kosov në këtë dialog pa mandatin e Kuvendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë