Loading…

Isa Mustafa: S’ka liberalizim të vizave për Kosovën

  • 16/11/2016 | 22:16

Isa Mustafa: S’ka liberalizim të vizave për Kosovën

Siq duket kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka humbur shpresat se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave. Për krejt këto Mustafa po e akuzon opozitën por edhe një pjesë të pozitës dhe listën srpska, të cilët pos tjerash po i pamundësojnë Kosovës të ketë kufijtë e vet ndërkombëtar me Malin e Zi dhe po pengojnë që bizneset të shfrytëzojnë hapësirën që ua ka mundësuar MSA-ja.

Lexojeni të plotë reagimin e Mustafës në rrjetin social Facebook

Të nderuar miq,

Gjeorgjia dhe Ukraina,  pas marrëveshjes së rregullave të suspendimit, do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kosova, për fat të keq, po ndahet nga ky grup për shkak se opozita po e kundërshton marrëveshjen për demarkacion, që është kusht për liberalizim. Edhe disa deputet të pozitës, përfshirë një numër të vogël edhe nga LDK-ja kanë përqafuar kauzën e AAK-së dhe po bëhen pengesë e vendimit për liberalizim. Lista Serbe  pas votimit të Ligjit për Trepçën u shpreh se nuk do ta votoj demarkacionin.  U bënë bashkë këta për të kundërshtuar një element të rëndësishëm të sovranitetit të vendit.

Qytetarët duhet ta dinë qartë se kush janë ata që po  kundërshtojnë që Kosova të këtë kufijtë e vet ndërkombëtar me Malin e Zi, që po pengojnë bizneset të shfrytëzojnë hapësirën që ua ka mundësuar MSA-ja, dhe pse po e bëjnë këtë.  Pse po e mbajnë peng rininë tonë.  Edhe LDK do ta dijë se kush janë deputetët e saj që, në kundërshtim me vendimet e organeve më të larta, po pengojnë e liberalizimin e vizave.

Qeveria e ka bërë punën e saj. Komisioni shtetëror qëndron ligjërisht prapa vijës kufitare të caktuar dhe me përgjegjësi ligjore konfirmon se  është kufiri që Kosova e ka pasur edhe kur ka qenë Krahinë. Komisioni ndërkombëtar ka konfirmuar se kufiri është në rregull. Departamenti i Shtetit i SHBA ka vërtetuar po ashtu këtë kufi.

Qytetarët nuk duhet të bëhen viktimë e kauzave të rrejshme politike  dhe as e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe disa nga partia që unë drejtoj.

Vlerat e shtetit, sovraniteti shtetëror dhe orientimi evropian nuk kanë  asgjë të përbashkët me  sjelljet folklorike, primitive dhe provinciale. IM

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë